Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, Elbasani qyteti më i nxehtë!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura të larta për shkak të të nxehtit nga Afrika e Veriut. Elbasani rezulton qyteti më i nxehtë për sot me vlerë 41 gradë celcius.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare jugore dhe në lugina, hera-herës, era do të jetë me rrahje 7-12 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
24/39
Diell

Kukës
18/38
Diell

Lezhë
25/39
Diell

Dibër
20/38
Diell

Durrës
24/39
Diell

Tiranë
26/40
Diell

Elbasan
24/41
Diell

Berat
23/39
Diell

Vlorë
24/38
Diell

Korçë
22/35
Diell

Gjirokastër
21/40
Diell

Sarandë
24/37
Diell