Showbiz

Paris Jackson dhe Cara Delevingne në një lidhje romantike?

Javë më parë u përfol se Paris, vajza e legjendës së muzikës, Michael Jackson është lesbike pasi është fotografuar disa herë në shoqërinë e modeles Cara Delevingne.

Spekulimet nisën në nëntor të muajit të kaluar pasi vajzat u panë duke u argëtuar së bashku në një klub nate. Ato janë njohur për herë të parë vitin e shkuar në ceremoninë e “MTV Movie Awards” dhe që nga ajo kohë kanë ndarë një shoqëri të mirë.

Së fundmi Paris dhe Cara janë fotografuar sërish dorë për dore pas një koncerti në Londër ku janë kthyer së bashku pasi po qëndronin në të njëjtin hotel. Ato nuk i kanë mohuar këto thashetheme ndërkohë që po vazhdojnë të shfaqen në publik së bashku.