link in bio Sport

Partizani kryeson por progresi është minimal! Ja rënditja e klubeve shqiptare në UEFA për vitin 2023…

Asnjë nga klubet e Kategorisë Superiore shqiptare nuk ia dolën as në këtë sezon që të sigurojnë fazën në grupe të kompeticioneve ndërkombëtare, megjithëse Partizani i shkoi shumë afër, duke u eleminuar vetëm në ndeshjen e fundit nga Fc Astana. Mospjesëmarrja në grupe e kompeticioneve europiane, ka bërë që progresi i klubeve shqiptare të futbollit në renditjen përgjithshme të UEFA-s të jetë minimal.

Kjo bën që klubi i renditur më lart në klasifikim në fundin e vitit 2023 të jetë Partizani, i cili gjendet në  pozicionin e 211-të, teksa kanë një koeficient prej 6,5 pikësh, duke qenë aktualisht klubi më i mirë i Superiores në këtë drejtim. Pas ekipit kryeqytetas vjen Laçi, i cili duke u paraqitur rregullisht në vitet e kaluara dhe duke kaluar ture, ka siguruar koeficientin 6, që e rendit në vendin e 226 në Europë. Tirana me koeficientin 5,5 është  e treta mes skuadrave të Superiores, duke u pozicionuar në vendin e 255-të në klasifikimin e UEFA-s. Më pas vijnë me radhe Teuta, Vllaznia, Kukësi dhe debutuesja Egnatia, të cilat janë pjesëtaret e renditjes së UEFA-s ku merren për bazë vetëm skuadrat që kanë luajtur në pesë edicionet e fundit. Ja rënditja e plotë:

KLUBET E SUPERIORES NË RENDITJEN E UEFA-S

211 Partizani 6,5 pikë

226 Laçi 6 pikë

255 Tirana 5,5 pikë

275 Teuta 4,5 pikë

306 Vllaznia 4 pikë

353 Kukësi 2,5 pikë

411 Egnatia 1 pikë