Celebrities Showbiz

Partneri skenik i Elonës në “DWTS”, Anxhelo Muçollari i ftuar në “Pardon My French”!

“Pardon My French” nisi sezonin e ri ditën e sotme me një super episod dhe të ftuar specialë. Kryefjalë sigurisht që ishte show më magjik i kërcimit që pritet të nisë në Top Channel dhe bëhet fjalë për “Dancing with the Stars”.

I ftuar në pjesën e parë të episodit të sotëm ishte Anxhelo, i cili shkëlqen prej vitesh në Teatrin e Operas dhe Baletit. Tashmë ai është gati të tregojë talentin e tij në “DWTS”, por sa e vështirë është për Anxhelon kjo eksperiencë e re?!

Televizioni me skenën kanë goxha ndryshim. Televizioni është që ti duhet ta imagjinosh që po të shohin shumë veta. E kam marrë me ambicien e mirë, që ne të bëjmë diçka të bukur, të lëmë gjurmë. Përveç eksperiencës, të transmetojmë disa mesazhe të mira të publiku. Kemi në dorë një publik masiv dhe ne të implikojmë sadopak për mirë, t’i motivojmë njerëzit.

Lidhur me organizimin dhe pyetjet e shumta që u vijnë në lidhje me “DWTS”, ja si shprehen Elona dhe Anxhelo.

Që tani vijnë shumë pyetje, janë shumë të interesuar. Njerëzit presin se çfarë do të ndodhë.

Është një organizim perfekt, një produksion gjigant, një prodhim gjigant i një patente shumë të rëndësishme. Kemi palestrën tonë, sallën tonë, orarin tonë, muzikën tonë, koreografët që do të vijnë në ato orë.

Ndërkohë, Anxhelo zbulon se partnerja e tij në jetë e përkrah dhe është suporti i duhur në këto ditë të tejmbushura me punë për të.

Ka të drejtën e gjithë botës të ankohet sepse këto kohë nuk po i përkushtohem mjaftueshëm. Por suporti është fantastik.