Auto & Moto

Pas 6 vitesh sukses shefi i Bentley, Adrian Hallmark largohet nga marka!

Shefi i Bentley, Adrian Hallmark, po largohet nga marka luksoze britanike pas një periudhe të suksesshme gjashtëvjeçare në krye të saj. Ish-shefi i Jaguar Land Rover iu bashkua Bentleyt në shkurt të vitit 2018 dhe vlerësohet si një nga përgjegjësit kryesor për transformimin më të madh të kompanisë. Një numër i sukseseve të tij u prezantuan edhe gjatë bllokimit nga pandemia, kur Hallmark mori lëvdata për kthimin e stafit të kompanisë në një mjedis të sigurt pune.

Por, gjatë udhëheqjes së tij kanë lulëzuar edhe shitjet e makinave falë prezantimit të gjeneratës Contintenal GT dhe Bentayga SUV. Marka ka gëzuar rezultatet e saj më të mira financiare ndonjëherë në vitin 2022, rezultat ky të cilin e humbi pak vitin e kaluar pasi investoi shumë në modelet e ardhshme tërësisht elektrike.

Në një deklaratë të shkurtër, Hallmark tha se po largohet pasi po përgatitet për detyra të reja.

Bentley ka pasur ndikim të madh tek unë. Të ripërcaktosh lëvizshmërinë luksoze për të ardhmen me një markë kaq të fortë është detyrë të cilën unë e mora përsipër me përkushtim të plotë dhe kënaqësi të madhe. Tani ka ardhur koha t’i drejtohem sfidave të reja. Do të doja të falënderoja të gjithë ekipin e Bentley për gjithçka që kemi arritur së bashku në vitet e fundit

Ndërkaq, ende nuk është bërë e ditur se kush do vendoset në krye të markës. Rikujtojmë, se disa prodhues makinash luksoze patën një vit të mirë kur bëhej fjalë për shitjet, por Bentley mesa duket jo. Kjo markë britanike raportohet të ketë pësuar një rënie të shitjeve prej 11% nga viti në vit në 2023. Në terma realë, kjo do të thotë se Bentley shiti 13,560 automjete vitin e kaluar, nga 15,174 njësi në vitin 2022. Përsëri, tregu amerikan ishte kryesori (3,848 njësi të shitura).

Gjërat nuk kanë qenë edhe aq të këqija për Bentleyn, me 2023 që është viti i tretë më i mirë për sa i përket shitjeve të automjeteve. Ashtu si 2022, Bentayga ishte modeli i tyre më i shitur vitin e kaluar, me një pjesë prej 44%. “Tregu i automjeteve luksoze nuk ishte imun ndaj kushteve sfiduese në mbarë botën në gjysmën e dytë të 2023. Pavarësisht kësaj, ne arritëm të arrijmë vitin tonë të tretë më të mirë në histori dhe të hyjmë në vitin 2024 me shumë porosi”,-tha shefi i markës Adrian Hallmark.