Showbiz

Pas bllokimit të këngës së Mozzik nga “On Records”, Getinjo kërkon drejtësi

Ditë e kaluar reperi nga Kosova, Mozzik lajmëroi nëpërmjet rrjeteve sociale se kënga e tij e fundit “Madame” është bllokuar nga drejtuesit e “On Records” të cilët kërkojnë të drejtën e autorit.

Megjithëse reperi ka shpjeguar se kjo këngë nuk i përket këtij label-i me të cilin ka punuar prej vitesh, kënga nuk u rikthye në Youtube.

Çështja duket se do t’i rikthehet sallave gjyqsore ndërkohë që përfaqësuesit e “On Records” tregojnë se kënga është e vjedhur.

Në këtë rrëmujë nuk ka munguar as reagimi i Getinjos i cili gjithashtu ka qenë pjesë e kësaj kompanie. Në një postim në historinë e Instagram-it ai shkruan: “Ende nuk ju shaj! Ndalojeni publikun që të më dëgjojë, atëherë ju jap dorën.”