Celebrities Gossip Showbiz

Pas “Dale”, Butrinti shënon një tjetër sukses të jashtëzakonshëm me këngën e re!

“Dale”, bashkëpunimi nga tre artistët më në zë të momentit, Kida, Ledri dhe Butrinti padyshim mund të cilësohet si “himni i verës”. Kënga ka arritur plot 57 milion klikime në YouTube dhe mbizotëroi kudo në club-et dhe festat veore. E pas kësaj të gjithë janë sy e veshë nga prurjet e reja të artistëve dhe Butrinti nuk na zhgënjeu.

Para më pak se 24 orëve, këngëtari publikoi “KuKu” për të cilën prej ditësh po fliste në rrjete sociale duke shprehur entuziasmin e madh që kishte për këtë këngë. Butrinti, gjithashtu e cilësoi “KuKu” si këngën më të bukur që ka bërë ndonjëherë. E jo vetëm kaq, por pak më parë ai lajmëroi se kënga ende pa bërë 24 orë nga publikimi ka arritur 1 milion klikime duke rezultuar kështu shumë e suksesshme.

12 orë nga publikimi, “KUKU” ka kaluar mbi 1 milion klikime n’real time. S’kom koment! Ju falenderoj nga zemra

“KuKu” është një këngë që flet për një marrëdhënie të mbyllur, megjithatë njëra palë ende ka ndjenja dhe kërkon rikthimin. Epo, Butrint zgjedhja më e përshtatshme për muajin në të cilin ndodhemi!

Së fundmi, Butrinti po përflitet për një lidhje të mundshme, megjithatë vetë këngëtari ka zgjedhur të reagojë në rrjete sociale duke i mohuar këto spekulime. Ai ka zgjedhur t’i përgjigjet lajmeve në një mënyrë shumë ironike. Ai ka postuar një fotografi të ‘photoshop-uar’ në Instastory ku shfaqet pranë një tigri dhe një vajze të veshur në mënyrë shumë provokuese. Këtë foto e ka shoqëruar me vargjet e këngës së Ledrit: “Unë jam single plus kam mas shumti femra!” Kështu, artisti ka mohuar zërat se është në një lidhje.