Celebrities Gossip Showbiz

Pas incidentit në koncert, reagon menaxheri i Melindës!

Melinda Ademi është padyshim një nga reperet më të komentuara dhe të pëlqyera të momentit. Këngët e saj sa provokuese aq edhe ‘të egra’ kanë arritur ta bëjnë Melindën një sensacion.

E kaq shumë e pëlqyer nga ndjekësit padyshim që dhe vëmendja e dashuria e tyre ndaj saj është e madhe. Ndonjëherë dashuria e tyre bëhet aq e madhe sa ndonjëherë kalon edhe në ‘çmenduri’ siç ka ndodhur së fundmi me bukuroshen në një koncert. Teksa i ka dhënë dorën një prej të pranishmëve, ky i fundit ja ka tërhequr disa herë duke mos e lëshuar Melindën. Në ato momente, kundrejt tij është lëshuar menaxheri i artistes, Graniti dhe kjo gjë u komentua si një sulm dhe ndaj menaxherit pati mjaft komente në rrjet.

Së fundmi, ka reaguar dhe vetë Graniti duke kërkuar ndjesë publike.

I kërkoj ndjesë djalit për ‘sulmin’ që e kam bërë në koncert. Të gjithë ju që më ndiqni dhe keni pak ose shumë informata për Granitin, jeni në dijeni që në shtatë vite si menaxher i këngëtareve dhe në shtatë vite karrierë me koncerte të panumërta nuk më ka ndodhë një gjë e tillë kurrë. Nuk kam qejf të jem titull i portaleve, gjithmonë kam pasur dëshirë të rri prapa kamerave ejo të dalë në publik e aq më pak me kësi gjëra negative. Po ju them që është skandali im i parë dhe ju premtoj që do të jetë i fundit. Ka qenë tmerruese, pasi në mendjen time dhe në profesionin tim primar kemi artistin/en. Ka qenë punë sekondash dhe kam menduar që fansi do e ngrehë nga vetja Melindën dhe do t’i bëjë diçka shumë të keqe.   

Edhe pse e shohim në daljet e saj publike të kuruar në detaje, gjithmonë provokuese dhe energjike, reperja bukuroshe ka treguar se ka momentet e saj ku ndihet ‘e dobët’. Një nga këto raste është humbja e nënës së saj, për të cilën sa herë që flet drejtohet me fjalë më emocionuese. Siç ka bërë edhe së fundmi ku për 1-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta, Melinda i ka dedikuar disa fjalë që na rrëqethën mishin.