Celebrities Gossip Showbiz

Pas ‘Iron Man’ ‘fshihet’ reperi i njohur shqiptar!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit. E dashamirësit e muzikës së tij janë padyshim në pritje të projekteve të reja muzikore që Xhonatani do të lançojë.

Por përpos muzikës, artisti njihet edhe për postimet e tij në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë. E këtë herë nuk ka të bëjë me ndonjë ‘thumb’, por me një shaka të reperit. Teksa ka vendosur në kokë një kaskë që ngjason me atë të personazhit hero ‘Iron Man’, krahas Don Xhoni ka shkruar:

Ja kush fshihet pas ‘Iron Man’

Padyshim që një artist si ai nuk mund t’i mungonte sezonit të nxehtë veror dhe i vetëm Don Xhoni ka publikuar këngën e re, e cila titullohet ‘Katile’ dhe surpriza e madhe ishte pikërisht modelja protagoniste në klipin e këngës, e cila është bukuroshja Megi Pojani. Ky projekt muzikor është pëlqyer shumë nga ndjekësit, dhe deri më tani ka arritur mbi 25 milion klikime në platformën YouTube.

Teksa sezoni veror dihet se është shumë i ngarkuar me koncerte për këngëtarët edhe për reperin nga Drenica, të tilla aktivitete kanë qenë të shumta. Në më të fundit, teksa ka ndarë disa Instastory duke treguar se sa shumë dashamirës ka, Xhonatani nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për kolegët e tij.