Showbiz

Pas kritikave të shumta mbi peshën, Demi Lovato zhduket nga rrjetet sociale

Ajo ka patur një vit relativisht të vështirë që nga mbidoza që thuajse i mori jetën, tek rehabilitimet dhe seancat me psikologun e së fund tek kritikat e ashpra online rreth peshës së saj.

Duket se për Demi Lovaton nuk ka paqe dhe tashmë ajo ka vendosur të heqë dorë përkohësisht nga rrjetet sociale.

Ditë më parë fansa të ndryshëm shpërthyen në komente sa i përket kileve të tepërta që ajo ka shtuar e megjithëse është përpjekur të qëndrojë pozitive, platformat sociale janë shdërruar në një burim negativiteti për të.

Demi rrëfeu se do të marrë një periudhë pushimi nga të gjitha platformat sociale pasi shëndeti mendor është më i rëndësishëm për të se çdo gjë tjetër.