Sport

Pas largimit të Brojës, gati dhe largimi i trajnerit të Chelsea, Mauricio Pochettino?

Chelsea vazhdon të jetë në krizë rezultatesh pasi pësoi një tjetër humbje të rëndë 4-2 në shtëpi kundër Wolves dhe tashmë nuk ndodhet as në 10 vendet e para të rënditjes. Blutë kanë dështuar këtë sezon me të gjitha standardet e mundshme dhe pyetjet po i bëhen Mauricio Pochettinos. Në janar, u raportua se argjentinasi mund të largohej nga klubi, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Todd Boehly dhe bashkëaksionarët e tjerë i besuan atij për ta përfunduar këtë sezon dhe më pas ata do të marrin një vendim bazuar në të gjithë sezonin. The Athletic shkruan se e ardhmja e Pochettinos është ‘në ajër’ pas ndeshjes së Wolves. Ky raportim i medias angleze u kujton tifozëve se “ ish trajneri Potter ishte i sigurt deri sa u shkarkua” – trajneri aktual mund të shkarkohet po aq shpejt sa anglezi. Chelsea thuhet se është e interesuar për Xabi Alonson dhe e sheh atë si favorit për të marrë postin, gjersa Xavi, Jose Mourinho, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann, janë po ashtu emrat në listë.

Rikujtojmë se pak ditë më parë, Armando Broja vendosi të vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit te Fulhami, që ra dakord me Chelsean për huazimin e pastër të sulmuesit shqiptar deri në verë për shumën 4 milionë paund. 22-vjeçari u kërkua edhe nga Wolves, Milan dhe Atletico Madrid, por në fund zgjodhi skuadrën londineze, aty ku do të marrë minuta dhe do të luajë rregullisht.