Celebrities Gossip Music Showbiz

Pas Sarah Berishës edhe Einxhel Shkira zbulon surprizën e Dj Dagz dhe Dj Pm!

Teksa TAR që prej fillimit ka dyshuar lidhur me një shtatzani të mundshme të Einxhelit, vetë prezantuesja pak ditë më parë me anë të një video tejet emocionuese dha lajmin e mrekullueshëm se do të bëhet mama, teksa shfaqej e veshur me një crop-top ku barku i rrumbullakosur dukej qartë.

Para disa ditësh Einxhel dhe Dagz kanë organizuar një festë me familjet dhe shoqërinë e tyre të ngushtë, për të zbuluar gjininë e bebit të tyre. Deri më tani është aluduar shumë se çifti mund të jetë në pritje të një vajze, por jo Einxhel dhe Dagz së shpejti do të bëhen prindër të një djali.

Einxhel poston gjithmonë foto dhe video në Instagram nga përditshmëria e saj, ashtu siç ka qenë edhe kjo e fundit. Bukuroshja ka postuar një video në makinë, por pa audio, kjo pasi ka qenë duke dëgjuar këngën e re të Dj Dagz dhe Dj Pm. Shumë shpejt çunat do të vijnë me një bashkëpunim të ri muzikor, të cilën e ka konfirmuar disa ditë më parë Sarah Berisha, duke postuar një video të Dj Pm, gjithashtu pa audio. Duket që vajzave u ka pëlqyer shumë kënga e re dhe gjithashtu nuk harrojnë asnjëherë të mbështesin të dashurit e tyre të zemrës.

Zëri fikur sepse është projekti i ri i ‘Pm dhe Dagz’

E teksa prezantuesja është mjaft aktive me postime në rrjete sociale për sa i përket jetës në çift dhe shtatzanisë, disa nga Instastory-t më të fundit, bukuroshja ia ka dedikuar një personi që duket se po e shqetëson shumë së fundmi dhe është një fqinj i saji. Po po, mirë e dëgjuat! Duket se një fqinj i saj është konsumues i lëndëve narkotike dhe tymi nga konsumi i tyre ka shqetësuar dhe Einxhel dhe ajo nuk ka ngurruar të bëjë një paralajmërim për të.