Bota

Pasaportë vaksinimi për të hyrë në restorante/ New Yorku vendos njësoj si BE!

New York City u bë qyteti i parë në SHBA që kërkoi dëshmi të vaksinimit nga koronavirusit për hyrjen në restorante dhe aktivitete të tjera të kohës së lirë, një masë e popullarizuar në mesin e ekspertëve të shëndetit publik, por më parë e shtypur nga reagimi politik ndaj “pasaportave të vaksinave”.

Punëdhënësit dhe tani qeveritë vendore kanë filluar të mbeteshsin vaksinimin e detyrueshëm përmes vendosjes së masave si pasaporta e vaksinave dhe testimi i vazhdueshëm.

Tashmë po bëhet e qartë se  shpejti duhet të vaksinohen plotësisht të gjithë për të hyrë në ambjente të mbyllura apo për të vizituar palestra ose për të marrë pjesë në argëtime të tjera të brendshme.

Disa restorante dhe bare kanë miratuar vullnetarisht politika të tilla tashmë, por Nju Jorku është bërë qeveria e parë që i ka mandatuar ato.