Celebrities Gossip Showbiz

Pasi mohoi thashethemet mbi lidhjen e saj të re romantike, Adele shihet më në fund në shoqërinë e reperit!

Këngëtarja e njohur, Adele është parë së fundmi në praninë e reperit bitanik, Skepta. Edhe pse flitet prej kohësh se ata janë në një lidhje dashurie, këngëtarja i ka mohuar këto zëra duke thënë se nuk po del me askënd.

Megjithatë, Adele ka rindezur sërish thashethemet pasi u pa me reperin duke bërë ‘shopping’ së bashku në një qendër tregtare. Disa burime janë shprehur se ata ishin shumë të afërt me njëri-tjetrin ndërsa po blinin disa veshje të “Prada”.

 

Në vitin 2012, Adele dhe Simon Konecki, u bënë prindër të një djali të cilin vendosën që ta quajnë Angelo, mirëpo duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë mes dyshes. Në muajin shtator të vitit 2019, këngëtarja i dha fund martesës së saj me ish-bashkëshortin. Ata përgatitën letrat e divorcit të cilat vetëm tani janë firmosur.

Sipas “US Weekly”, një gjykatës ka nënshkruar marrëveshjen të enjten. Ndërkohë thuhet se këngëtarja Adele është detyruar që të përdorë ndërmjetësues për të ndarë pasurinë e saj prej 190 milionë dollarë gjatë procedurave gjyqësore.

Më pas, në prill të vitit 2020 një gjykatë në Los Angelos miratoi kërkesën e Adele që të mbaheshin private detajet për divorcin e saj. Çifti ka rënë dakord për kujdestarinë e përbashkët të djalit të tyre 8-vjeçar.

Rikujtojmë se, para dy muajsh, këngëtarja ka humbur babain në moshën 57-vjeçare si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Marrëdhënia e këngëtares me babain e saj nuk ka qenë asnjëherë e mirë dhe kjo sepse ai e ka braktisur atë dhe nënën e saj kur Adele ishte vetëm 3-vjeçe.