Celebrities Gossip Showbiz

Pasi ndoqën një ndeshje basketbolli, partneri i Selena Gomez kritikohet ashpër për veprimin e tij…

Së fundmi i dashuri i ri i Selena Gomez, Benny Blanco u kritikua për shkak të heqjes së këpucëve dhe ekspozimit të këmbëve teksa ishte ulur dhe po ndiqte ndeshjen e Los Angeles Lakers. Producenti i njohur u fotografua me Gomez teksa shihnin Lakers duke luajtur me Miami Heat në Crypto.com Arena në Los Angeles. Përdoruesit e mediave sociale mbetën të habitur nga guximi i Blanco-s teksa ai nxorri këmbët e tij pa çorape për ta parë të gjithë.

“Xhaketa e tij dhe këmbët e tij të zbathura në publik më bëjnë me zemër”, tha dikush duke iu referuar palltos së tij me lule rozë dhe portokalli.  “Nuk mundem me këtë njeri me këmbëzbathur,” shtoi një tjetër.

Gomez dhe Blanco janë në lidhje për gati shtatë muaj, megjithëse ajo nuk e konfirmoi lidhjen e tyre deri në mes të dhjetorit 2023. Që prej momentit kur e bënë publike lidhjen e tyre, dyshja kanë bërë disa takime, duke përfshirë një natë argëtuese në New York City dhe një ekspozitë arti në Los Anxhelos muajin e kaluar.

Aktorja më parë ishte në lidhje me shokun e ngushtë të Blanco-s, Justin Bieber, si dhe me The Weeknd, Drew Taggart, Charlie Puth, Zedd, dhe Niall Horan.