Aktualitet

Pasi voton për herë të parë me të gjithë familjen, Ilir Meta ka një thirrje për qytetarët: “Vetëm përmes pjesëmarrjes ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit!”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, hodhën sot votën në kutitë e votimit. Meta bëri thirrje për pjesëmarrje më zgjedhje, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për të sjellë ndryshimin.

Për herë të parë votojë edhe Era, dhe ishte një kënaqësi që dhe ajo ta kishte sot këtë mundësi. Kam një lutje për të gjithë qytetarët, pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe përsëri pjesëmarrje. Nuk ka ndryshim pa pjesëmarrje. Njëkohësisht, gjëja më e rëndësishme, e drejta më e rëndësishme që ka një qytetar në demokraci është vota. Një qytetar që nuk e ushtron këtë ditë nuk ka të drejtë as të ankohet dhe as të kërkojë llogari. Vetëm përmes pjesëmarrjes, kësaj mundësi të shkëlqyer që garanton kushtetua ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Ditë  e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut.

Monika Kryemadhi e cila ishte gjatë gjithë kohës krah Metës nuk dha asnjë koment.