Celebrities Gossip Showbiz

‘Pasojat’ e kurorëzimit të Mbretit Charles III, analistët ekonomikë paralajmërojnë!

Më shumë se 1 miliard paund ose 1.25 miliardë dollarë, janë shpenzuar për kurorëzimin e Charles, sipas organizatorëve të kurorëzimit. Ndër vlerësimet e ndikimit në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar është ai i konsulencës Pantheon Macroeconomics, e cila parashikon që PBB-ja e Mbretërisë së Bashkuar të bjerë me 0.2% në maj në krahasim me prillin.

Analistë të tjerë ekonomikë kanë parashikuar një rënie prej 0.7% të PBB-së në maj dhe një tkurrje të lehtë të ekonomisë së Mbretërisë së Bashkuar në tremujorin e dytë, si rezultat i gjithë këtyre shpenzimeve dhe më pak ditëve të punës. Ky është vlerësimi i Dan Hanson, një ekonomist në Bloomberg Economics, i cili gjithashtu parashikon një rënie të ngjashme të PBB-së edhe për qershorin.

Në të njëjtën kohë, James Smith, një ekonomist në ING, vlerëson se kjo rënie e vogël do të ndikojë në uljen e PBB-së së përgjithshme të Britanisë në tremujorin e dytë. Përveç kësaj, Sanjay Raja, një ekonomist në Deutsche Bank në Britani, parashikon një rënie prej 0.5% të PBB-së në maj, e cila do të çonte në një rënie të vogël në përgjithësi për tremujorin e dytë.

Sipas analistëve ekonomikë, kurorëzimi i Charles do të jetë hera e dytë në një vit që protokolli i shtëpisë mbretërore do të dëmtojë rritjen e Britanisë. Rikujtojmë, se kurorëzimi i Mbretit Charles u ndoq nga 18 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas mediave britanike, ceremonia për kurorëzimin e Mbretit dhe Mbretëreshës Camilla, u transmetua njëkohësisht në një sërë kanalesh midis orës 11:00 dhe 13:00.