Showbiz

“People” zbulon detajet e dasmës së Orlando Bloom dhe Katy Perry

Burime pranë revistës prestigjose “People” kanë zbuluar disa detaje sa i përket dasmës së shumëpritur të Orlando Bloom dhe Katy Perry.

Dyshja të cilët shpallën fejesën në ditën e Shën Valentinit presin me padurim të ngjiten drejt altarit për t’i thënë njëri-tjetrit ‘po’ para miqve dhe familjarëve të tyre.

Ceremonia e dasmës së dyshes do të zhvillohet në fund të këtij viti dhe do të jetë krejtësisht private. Të ftuar do të jenë vetëm familjarët dhe miqtë e ngushtë të artistëve të cilët sigurisht nuk do të zbulojnë asgjë nga dasma derisa vetë Katy dhe Orlando ta konfirmojnë.

Ata gjithashtu kanë punësuar një planifikues dasmash për tu kujdesur për të gjitha detajet e ceremonisë së tyre.