Health & Beauty Lifestyle

Për ju vajza që jeni në një pritje të ëmbël dhe po planifikoni të bëni dasmë!

Nëse jeni një pritje të ëmbël dhe po planifikoni të bëni dasmë, duhet të zgjidhni shumë mirë kohën për t’u martuar. Shumë nuse zgjedhin që të martohen në 3 mujorin e parë, sepse nuk ju duket barku. Këshillohet që të martoheni në tre mujorin e dytë sepse në tre mujorin e parë rreziku i abortit është më i madh. Në atë periudhë ju duhet të jeni sa më të qeta, pa stres dhe duhet të pushoni shumë. Së dyti ngjyra e lëkurës suaj është më e plotë në tre mujorin e dytë.

Më pas ajo çfarë duhet të bëni është të gjeni vendin e përsosur për ju. Ka shumë vende ku ju mund të mbani ceremoninë tuaj; në kopshte, restorante elegante, në bregdet. Ndërkaq, këmbët kanë tendencë të ënjten gjatë shtatzënisë. Nëse i blini shumë më herët, ekziston rreziku që mos t’ju bëjnë më.

Mos vendosni unaza. Ashtu si dhe këmbët, edhe duart ënjten gjatë periudhës së shtatzënisë. Zgjidhni një ushqim që do të jetë i lehtë për ju dhe sigurisht që nuk duhet të pini alkool. Përpiqu të zgjedhësh një fustan të lirshëm, të lehtë dhe që ju bënë ju të ndiheni sa më rehat. Nuk është aspak një pamje e bukur një nuse që është gjatë gjithë kohës duke rregulluar fustanin, aq më tepër për ju që prisni një fëmijë.