Bota Health & Beauty

Për më pak stres këtë vit dëgjoni këshillat e miliarderit Bill Gates!

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates së fundmi ka treguar “trukun” për të ulur nivelin e stresit, një truk që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës. Njihet si “teoria e dollapit” dhe është një metodë e thjeshtë që miliarderi e zbuloi kur po kërkonte arsyet pse krijohet stres dhe pse ka produktivitet të ulët në punë. Bill Gates preferon të shmangë shpenzimin e shumave të mëdha për veshje, duke i konsideruar shpenzime të panevojshme që nuk kontribuojnë fare në jetën personale apo në punë.

Sipas kësaj teorie, të kesh gjërat thelbësore në gardërobë të lejon të kesh një imazh të identifikueshëm, të gjenerosh ndjeshmëri me klientin dhe nuk do të vonohesh kurrë për në punë duke menduar se çfarë të veshësh. Bazuar në këtë teori, duhet të keni në dollap vetëm gjërat esenciale. Me këtë metodë, Bill Gates pretendon se ka më pak stres gjatë gjithë vitit, diçka që në mënyrë indirekte e bën edhe atë të jetë më produktiv.

Rikujtojmë, se gjigantët amerikanë të teknologjisë u varfëruan përgjatë vitit 2022. Llogaritë i ka bërë “Washington Post”, që raporton se humbjet shkojnë deri në 433 miliardë dollarë. Humbësi më i madh është Elon Musk, me vlerën e kompanisë Tesla në bursa që ra me 132 miliardë dollarë. I dyti në listë qëndron themeluesi i Amazon, Jef Bezos. Humbja e tij llogaritet në 84 miliardë dollarë, me titujt e kompanisë së tij që humbën gjysmën e vlerës në bursa. Humbje ka pësuar dhe themeluesi i Microsoft, Bill Gates, i cili numëron 28 miliardë dollarë më pak nga “xhepi” i tij.