Celebrities Ndryshe Politikë

Për Meri Shehun, fitorja e Luizit në ‘BBV’ është po aq e sigurtë sa e Ramës në zgjedhje!

Ditën e sotme, e ftuar në ‘Ndryshe’ ishte astrologia Meri Shehu. Siç njihet gjithmonë për deklaratat e forta dhe për parshikimet e saj, Meri dha opinionin e saj për shumë ngjarje që po ndodhin momentalisht në vendin tonë.

Zgjedhjet lokale janë shumë afër, ndaj nuk mund të mungonte dhe një parashikim nga ana e astrologes.

Zgjedhjet do bëhen me Mërkurin e kundërt dhe parulla e socialistëve është jo mbrapa, vetëm para. Ditën e zgjedhjeve Mërkuri nuk lëvi as para as mbrapa, pas datës 15 lëviz para. Belind Këlliçi në Shqipëri nuk fiton Ujori pasi Ujori është reformator, deri tani ligji i vetëm që kam dëgjuar unë është autobusi falas.  Meta është Dash dhe ka fat deri më 17 maj se është Jupiteri në Dash. Një pjesë të mirë do e marrë ai.

A do të mundet Veliaj një ditë të zë vendin e Edi Ramës?

Veliaj duhet ta marrë vetë se nuk të jep gjë njeri sot. Veliaj është Shigjetar si shenjë dhe ata e kanë këtë veti që ta mbushin mendjen.

Sipas Merit, a e fiton Luizi ‘Big Brother VIP’? Po vetë ajo do të merrte pjesë një reality show të tillë?

As mos e diskutoni që Luizi e fiton ‘Big Brother-in’. Është si të thuash a fiton Rama zgjedhjet. Të dy do fitojnë. Më janë bërë gjithmonë oferta. Unë nuk e përballoj dot ‘Big Brother’, nuk e lë dot jetën jashtë për jetën brenda.