Lifestyle

Për të mirën tuaj e kemi/Ka disa këngë që nuk do jua sugjeronim që t’i dëgjoni kur jeni duke ngarë makinën!

Shumë prej nesh dëgjojnë muzikë kur ngasim makinën, pavarësisht nëse është në radio, një USB, aplikacione si Spotify ose CD të vjetra. Por mesa duket, sipas një studimi, ka disa këngë që i shpërqendrojnë më shumë shoferët…

Kënga “Dragostea Din Tei” e grupit O-Zone zë vendin e parë me një “indeks shpërqendrimi” të pabesueshëm prej 78.76%. Edhe pse mund të mos e njihni këtë këngë nga titulli i saj, ne jemi të sigurt që e keni dëgjuar një mijë herë. Megjithatë, kjo këngë nuk është e dëshirueshme kur jeni në timon.

Kënga e dytë që shpërqendron shumë sipas hulumtimit është “Empire State of Mind” nga Jay-Z dhe Alicia Keys. Edhe pse nuk na inkurajon të kërcejmë, kjo këngë ka një kor shumë tërheqës, që është e vështirë të mos e këndosh.

Grupi Black Eyed Peas dhe kënga e tyre “Pump It” zuri vendin e tretë sipas kriterit të shpërqendrimit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa i katërti është Michael Jackson me “Wanna be Startin’ Somethin’”. Të dyja këngët kanë një ritëm që është shumë e lehtë për t’i përplasur këmbët tuaja për të ndjekur ritmin dhe kjo është gjëja e fundit që duhet të bëni gjatë ngarjes së makinës.

 

“All About That Bass” nga këngëtarja Meghan Trainor renditet e pesta në listën e këngëve më shpërqendruese për shoferët.

Por cilat këngë shpërqendrojnë më pak shoferët? Studiuesit zbuluan se kënga “Circle of Life” nga filmi i animuar “The Lion King” kishte “indeksin e shpërqendrimit” më të ulët nga të gjitha këngët e përfshira në studim, me 18.91%.

Një tjetër këngë që definitivisht nuk do t’ju shpërqendrojë gjatë ngarjes së makinës është balada “Wonderful Tonight”, e realizuar nga Eric Clapton.

E treta në listë është kënga “Brothers In Arms” nga Dire Straits. Është një këngë me ritëm shumë të ngadaltë, gjë që e bën atë ideale për ta dëgjuar në makinë, kur keni nevojë për përqendrim maksimal.

Himni i bamirësisë “We Are the World” është një ritëm i ngadaltë dhe renditet e katërta në listën e këngëve që shpërqendrojnë më pak shoferët dhe hitin e vitit 1967 “To Love Somebody” në vendin e pestë.