Lifestyle

Për të mos lënë një përshtypje të keqe, evitojini këto biseda me të panjohurit…

Mbani parasysh këto këshilla herën tjetër që do të njihni një person të ri dhe do të përfshiheni në një bisedë me të. Nuk ka rëndësi nëse po prezantoheni te një koleg i ri i zyrës apo jeni në një takim me një klient të mundshëm, hapja e temave të mëposhtme do t’ju shkatërrojë totalisht mundësinë e të bërit përshtypje. Nga mendimi për punën te politika, feja dhe seksualiteti, ja temat ‘e ndaluara’ të bisedimit…

E urrej kompaninë ose shefin tim

Asgjë nuk lë përshtypje më të keqe sesa negativiteti. Pavarësisht nëse është e vërtetë apo keni të drejtë për diçka, është më mirë të lini pa thënë disa gjëra në botën e biznesit. Ose të paktën përmbahuni që të mos i diskutoni që në takimin e parë me dikë. Nëse keni një ankesë të drejtë ndaj dikujt, diskutojeni me personin në fjalë dhe jo me të tjerë.

Sa e ke rrogën?

Sasia e parave që një person fiton është krejtësisht personale. Është e pasjellshme t’i kërkosh dikujt të të tregojë se sa para merr në muaj. Nëse jeni vërtet kureshtar apo është shumë e rëndësishme për juve bëni disa kërkime në internet për profesione të caktuara.

Për kë do të votosh?

Është rregull kryesor që të mos i përmendni temat politike. Sidomos gjatë kohës së zgjedhjeve. Ndonëse ju mund të keni prirje shumë të forta politike, këto janë çështje bindjesh dhe i japin bisedës një ngarkesë emocionale dhe subjektive.

A beson në Zot?

Është më mirë ta shmangni këtë çështje, por ndonjëherë ndodh. Nuk ka rëndësi nëse besoni apo jo, kur takoheni për herë të parë me një person tjetër mbajeni diskutimin sa më objektiv.

Orientimi seksual

Kurrsesi në takimin e parë nuk duhet të flisni për seksualitetin tuaj me të tjerët. Ky orientim është një temë diskutimi që i vë të tjerët në siklet dhe mund të shkojë deri në ngacmim seksual.

A e more vesh?

Shpërndarja e thashethemeve është diçka e keqe në përgjithësi dhe diçka fatale në takimin e parë me një të porsanjohur. Ju nuk do të donit t’ju etiketojnë si personi thashethemexhi i grupit. Ruani profesionalizmin.