Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Për t’u rikthyer përsëri në botën e kinematografisë, Eva Mendes ka një kusht!

Aktorja e njohur Eva Mendes mund t’i rikthehet aktrimit, por ka udhëzime shumë specifike se çfarë lloj rolesh do të pranonte. Aktorja u shfaq në “The View” së fundmi dhe zbuloi se do të rikthehej pas 8 vitesh vetëm me një kusht.

Kam një listë kaq të shkurtër të asaj që do të bëj. Nëse do të ishte një projekt argëtues do të pranoja, refuzoj të bëj skena dhune apo seksuale.

Roli i fundit i aktrimit të Mendes erdhi në vitin 2014 në “The Lost River”, i cili u shkrua dhe u drejtua nga bashkëshorti i saj, Ryan Gosling. Kur u pyet nëse do të merrte në konsideratë një projekt që plotësonte kriteret e saj, Eva u shpreh:

Shpresoj që po. Duhet të jetë e bukur dhe e pastër.

Aktorja u ndal në “The View” për të folur rreth pushimit nga aktrimi për të rritur fëmijët e saj dhe çfarë kërkon ajo në rolet e ardhshme.

‘Disney’! Do të ishte perfekte.

Mendes është bashkëpronare dhe ambasadore e markës për Skura Style, një “sfungjer i zgjuar” që ju tregon se kur është koha për të zëvendësuar mjetet e pastrimit të kuzhinës. Aktorja e famshme është shumë e bukur, por ajo nuk e mendon diçka të tillë, ose të paktën nuk e ka menduar në fillimet e karrierës së saj si aktore.

Para disa kohësh artistja ka vendosur të inkurajojë njerëzit që të vlerësojnë veten e tyre. 48-vjeçarja ka vazhduar rrëfimin e saj duke shprehur se kur ka qenë thjesht 26-vjeçe ndihej shumë keq, nuk i pëlqente fytyra dhe e kritikonte shpesh pamjen e saj.