Showbiz

Përflitej se nuk flisnin me njëra-tjetrën, Kida zbulon detaje mbi raportin me Taynën

Prej kohësh në media qarkullonin thashetheme se dy artistet shumë të dashura shqiptare Kida dhe Tayna nuk kishin marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Edhe pse nuk kishim asnjë arsye apo detaj rreth këtij konflikti mes tyre, Kida më në fund ka zbuluar të vërtetën.

Në një intervistë për “Pushime on Top” ajo është pyetur nga Flori Gjini mbi raportin e saj me Taynën duke theksuar se ende qarkullojnë fjalë që ato e shmangin njëra-tjetrën ose refuzojnë të qëndrojnë në një ambient bashkë.

“Se kam takuar Taynën? Jo, unë me të kam ndenjur personalisht. Kam ndenjur dhe kam shoqëri” ,-u shpreh Kida duke i dhënë fund spekulimeve të shumta.