Showbiz

Përndiqej prej muajsh nga fansi i saj, Luana Vjollca denoncon 28-vjeçarin

Luana Vjollca tashmë është një ndër personazhet më të njohur në Shqipëri dhe Kosovë e cila njihet për marrëdhënien e veçantë që ka me fansat e saj.

Që në fillimet e karrierës si moderatore dhe këngëtare, Luana është llastuar nga fansat me mesazhe të bukura, kartolina, dhurata dhe lule që i janë dërguar në ambientet e punës në Top Channel por edhe në shtëpinë e saj.

Megjithatë disa prej tyre e kanë kaluar cakun. Bukuroshja është përndjekur disa herë nga fansat e saj dhe së fundmi kjo gjë u bë aq problematike saqë Luana ka denoncuar fansin e saj në polici.

Sipas “Ballkan Web”, një djalë 28-vjeçar nga Kosova e ka përndjekur moderatoren në punë dhe në shtëpinë e saj tek “Kodra e Diellit” prej 3 muajsh duke këmbëngulur që Luana të komunikojë me të.

Mësohet se Luana e ka denoncuar në komisariatin Nr.1 të riun duke bërë kallëzim por autoritetet përkatëse ende nuk kanë mundur ta gjejnë atë.