Aktualitet

Përplasen 3 automjete në Lezhë-Laç, një grua dhe një fëmijë në spital!

Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Lezhë-Laç ku 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku kanë mbetur të plagosur një grua dhe një fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, teksa nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit.

Vijon…