Dueli i fortë në Formula 1, ka përfshirë në një incident të frikshëm dy pilotët e njohur, Lewis Hamilton dhe holandezin, Max Verstappen. Ata janë përplasur me dy makinat e tyre, në një kthesë të vështirë në pistën e Monzës.
Verstappen u përpoq ta parakalojë nga brenda pilotin britanik, por kontakti me rrotat e parme bëri që makina t’i kërcejë dhe të fluturojë sipër kokës së Hamilton.
Fatmirësisht, Hamiltonin e shpëtoi mbrojtësja mbi kokë dhe kaska, ndërsa që të dy pilotët u përjashtuan nga gara, duke bërë që çmimi i madh i Monzës t’i shkojë Daniel Riçiardos.
Renditja e përgjithshme në krye nuk ndryshon, Verstappen mbetet pesë pikë para Hamilton, ndërsa në fund të garës të dy pilotët fajësuan njëri-tjetrin. Britaniku e akuzoi holandezin se u tregua oportunist, ndërsa holandezi u mbrojt duke thënë se në atë kthesë në formë S, Hamilton nuk duhej t’i kishte prerë rrugën.
This angle of the Hamilton-Verstappen crash is absolutely nuts. Thank god for the halo, Hamilton’s head coulda been taken off pic.twitter.com/YJEJACRNTl
— Joe (@JoeRiveraSN) September 12, 2021