Gossip

“Për’puthen” shpërthen në lot pas refuzimit të vëllait për të folur me motrën e tij!

Mbrëmjen e djeshme u transmetuar “Për’puthen Prime”, ku sigurisht nuk mund të mungonin emocionet e forta dhe lotët, këto krahas debateve dhe zënkave të tyre.
Një moment që i ka përlotur të gjithë ishte ai i bisedës së Tolën me vëllain e saj, më saktë stafi e telefonoi por ai refuzoi të flasë me të pasi nuk kishte qenë dakord me hyrjen e saj në programine dashurisë. Menjëherë sapo i dëgjoi zërin, konkurrentja nisi të përlotej, kështu ndodhi dhe me Arjanin, i cili u shfaq me lot ndër sy.

Jam kundër hyrjes aty, ndoshta më vonë do qetësohet por momentalisht nuk jam i qetë. Kështu jam rritur unë, ju mund t’ju duket diçka si e pavend, por unë e shoh në mënyrë tjetër

Pas telefonatës Tola u shpreh se i kishte munguar zëri i të vëllait dhe se ajo ishte rritur në një familje patriarkale ku një vendin i tillë si i saj ishte diçka e madhe për ata.

Por ajo dhe Arjani nuk ishin të vetmit që u emocionuan më së shumti nga ky moment, pasi ajo që tërhoqi vëmendje ishte Ada e cila doli papritur nga studio duke qarë dhe askush nuk po kuptonte se pse. Kur u qetësua dhe u rikthye në studio, ajo zbuloi se kishte shumë kohë pa komunikuar me vëllain e saj gjithashtu, pasi ndodhej dhe larg.