Gossip Showbiz

Përqafime dhe flirte mes Sarës dhe konkurrentit të ri por duket se dikush është shumë kundra kësaj…

Emocionet dhe surprizat nuk kishin të ndalur mbrëmjen e djeshme në spektaklin më të ndjekur, “Big Brother Vip”. Shtëpisë më të madhe ju bashkuan dhe dy banorë të rinj, Dj PM (Pajtimi) dhe Dj Dagz (Arbri).

Njëri prej tyre, Pajtimi, në klipin prezantues shprehu pëlqimin e tij për një prej banoreve të reja, Sarën. Sipas tij ajo dilte shumë bukur në foto dhe ishte i sigurt se po aq të bukur e kishte dhe zemrën.

Që me hyrjen e tij në shtëpi filluan dhe flirtet mes dyshes, ai shfrytëzon çdo moment për t’i qëndruar afër bukuroshes. Teksa po shijonin shoqërinë e njëri-tjetrit në kuzhinën e shtëpisë, konkurrenti u shpreh se ndihet mjaft mirë pranë saj dhe se e shijon kohën me të. Por nuk mbaron me kaq, gjatë kohës që të gjithë po bëheshin gati për të fjetur, ai filloi të kujdesej për të dhe madje i kapi dorën.

Mëngjesi i sotëm nuk ishte i ëmbël vetëm për Bora Zemanin pasi mori dhuratën nga Donaldi, një i tillë ishte dhe për Sarën pasi Dj Pm vendosi ta zgjojë atë nga gjumi me puthje e përqafime, duke qëndruar pranë krevatit të saj.

Këto gjeste romantike sigurisht që janë parë dhe nga banorët të cilët nuk ngurrojnë duke bërë shaka, njëri prej tyre Sabiani i cili hedh batutën, “Plasën çokollatat këtej”.

Padyshim që dyshja shfaqet shumë e afërt dhe tepër të bukur krah njëri-tjetrit, dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim se çfarë do të ndodhë mes tyre, ndoshta një romancë shumë e bukur mund të lindë brenda shtëpisë apo e gjitha do të mbarojë pa filluar ende.

Sidoqoftë, përpos simpatisë që të gjithë kanë për këtë çift, duket se është dikush që nuk i pëlqen shumë si ide kjo që po ndodh mes dyshes. Bëhet fjalë për babain e Sarës. Ku nëpërmjet disa InstaStory nga llogaria e Sarës, e cila është e menaxhuar nga motra, Ditea kemi kuptuar se babai i vajzave nuk ishte shumë pro kësaj romance. Madje motra e konkurrentes përpiqet ‘të mbulojë’ Sarën nga babai çdo herë që shfaqen momente në ekran të Sarës dhe Pajtimit. Nuk e dimë ende nëse këto komente janë me nota humori apo ai me të vërtetë është kundra një romance mes tyre.