Celebrities Film & Tv

Përsëritet makthi, “Mission Impossible 7” ndërpret sërish xhirimet!

Xhirimet e “Mission Impossible 7” janë ndërprerë disa herë pasi disa pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Filmi, që po xhirohet gati 2 vite para daljes në kinema po has probleme të shumta edhe për shkak të destinacionit të xhirimit.

Aktori i famshëm Tom Cruise është duke xhiruar filmin e tij të fundit “Mission Impossible 7”, dhe u tha se stafi i tij theu protokollin e COVID-it, gjë e cila e zemëroi keq aktorin.

Ai “kërcënoi” stafin, duke i thënë se nëse kjo gjë përsëritet, ata do të përjashtohen të gjithë nga puna. Mirëpo pas këtij kërcënimi, një pjesë e stafit u largua me vullnet të plotë. Një burim për “The Sun” ka treguar se pesë anëtarë të stafit “Mission Impossible” dhanë dorëheqjen.

“Paramount Pictures” ka mbyllur dje përkohësisht xhirimet e filmit pasi dikush doli pozitiv me koronavirus. Një zëdhënës i “Paramount” tha në një deklaratë se:

Ne kemi ndaluar përkohësisht prodhimin e ‘Misioni: Impossible 7’ deri me 14 qershor, për shkak të rezultateve pozitive të testit të koronavirusit gjatë testimit rutinë. Ne po ndjekim të gjitha protokollet e sigurisë dhe do të vazhdojmë të monitorojmë situatën.

Filmi ndërkaq është planifikuar të dalë në vitin 2022.