Celebrities Gossip Showbiz

Personazhet e famshme publike që frekuentojnë njëri-tjetrin ‘fshehurazi’!

Mendohet se personazhet publike janë shumë me fat, pasi kanë fansa që i duan. Mirëpo, nuk duhet të harrojmë faktin se ata kanë momente të vështira e situata të sikletshme, të cilat ndoshta duan t’i kalojnë vetëm e jo gjithnjë ia dalin. Gjithashtu, ata nuk janë të lirë të përjetojnë historitë e tyre të dashurisë pa efektin e dritave dhe kamerave. Më poshtë, po ju listojmë disa nga çiftet që përfliten se frekuentohen fshehurazi.

Kanye West dhe Irina Shayk

Askush nuk e priste diçka të tillë, por duket se ish-i i Kim Kardashian dhe ish-ja e Bradley Cooper janë në një lidhje. Sipas mediave të huaja, Kanye dhe Irina janë parë në shëtitje në Francë për ditëlindjen e Kanye. “TMZ” ka raportuar se dyshja po qeshnin me njëri-tjetrin dhe po kalonin kohë si një çift i dashuruar. Asgjë s’është konfirmuar ende, ndaj presim për një përgjgje të çiftit.

Rita Ora dhe Taika Waititi

Rita Ora ka dalë fshehtazi me regjisorin Taika Waititi. Dyshja filloi të dalë marsin e këtij viti. Dyshimet për ta, nisën kur regjisori u shfaq në instagramin e këngëtares në 22 prill. Ndërkohë që, Rita shkruante në foto, “Kujtime të bukura, gjëra rastësore në telefonin tim dhe njerëzit që dua.”

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Thashethemet për ribashkimin e dyshes nisën pas ndarjes së Jennifer Lopez. Një burim thotë se Jennifer do të zhvendoset për të jetuar me Ben. Ata janë fotografuar mjaft herë me njëri-tjetrin, dhe ndërkohë që në fillim ajo kishte një mik të mirë për të përjetuar ndarjen, duket se tani janë në një marrëdhënie.

Harry Styles dhe Olivia Wilde

Harry Styles dhe Olivia Wilde nisën të përfliteshin si një çift pasi u panë në shoqërinë e nëri-tjetrit në një festë në Kaliforni këtë janar. Olivia, e cila ke bërë regjinë e filmit “Don’t Worry Darling”, gjithashtu ka pozuar pranë Harry në një foto në Instagram. Fotoja u shpërnda nga aktori dhe producenti Asif Ali.

Kylie Jenner dhe Travis Scott

Dyshja janë një nga çiftet më të përfolura fillimisht për lidhjen e më pas për ndarjen e tyre. Ata janë një nga ish-çiftet që vazhdojnë të jenë miq me njëri-tjetrin, por duket se ka edhe më shumë. Mediat e huaja tregojnë se ata janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, jo vetëm me vajzën e tyre, por edhe vetëm.