Peshkuan me mjete të ndaluara, procedohen dy persona në Shkodër!

Goditet një rast i peshkimit me mjete të ndaluara në Shkodër. Eshtë fjala për përdorim të atyre që prodhojnë rrymë elektrike. Dy persona të kapur në flagrancë u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”. Dy shtetasit nga Malësia e Madhe u konstatuan në fshatin Kamicë. Në një mjet lundrues po peshkonin me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike e që janë të ndaluar për shkak të rrezikut që paraqesin.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi zyrtar i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, si rezultat i kontrolleve në hapësirën liqenore, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të peshkimit me mjete të ndaluara, kanë konstatuar në fshatin Kamicë, një mjet lundrues në të cilin ndodheshin dy shtetas që po peshkonin me mekanizma që furnizoheshin me energji elektrike, të cilët janë të ndaluar për shkak të rrezikut që kanë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B.H., 45 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe dhe L.Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Stërbeq, Malësi e Madhe, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjeti lundrues dhe mekanizmat elektrikë që përdoreshin për peshkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.