Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Pijet që duhet të konsumoni nëse vuani nga migrena!

Migrena është një gjendje neurologjike që mund të shkaktojë simptoma të shumta. Shpesh karakterizohet nga dhimbje të forta koke. Simptomat mund të përfshijnë të përziera, të vjella, vështirësi në të folur, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash dhe ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit. Për t’i ardhur në ndihmë personave që vuajnë nga migrena dhe dhimbjet e vazhdueshme të kokës, janë disa pije që mund të bëjnë një ndryshim në simptomat e sëmundjes.

Për shumë njerëz kafeina është një shkaktar i mundshëm për episodet e migrenës. Ndaj zëvendësimi i kafesë me një kafe që nuk përmban kafeinë, mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që nuk duan të heqin dorë plotësisht nga kjo pije. Megjithatë, edhe për kafenë pa kafeinë këshillohet të mos pini më shumë se një filxhan në ditë.

Ndërkaq, çaji jeshil përbëhet nga gjethet e bimës Camellia sinensis dhe është i njohur për antioksidantët e tij, të cilët mendohet se luajnë rol në largimin e dhimbjes së kokës. I njohur për efektet e tij analgjezike, vaji i mentes përdoret zakonisht në mjekësinë alternative për dhimbjet e kokës nga tensioni. Ju gjithashtu mund të keni përfitime nga pirja e mentes në formë çaji dhe thithja e aromës, veçanërisht nëse jeni duke përjetuar dhimbje koke pulsuese.

Një tjetër çaj bimor pa kafeinë që mund të ofrojë lehtësim për episodet e migrenës është çaji i xhenxhefilit. Përveç konsumit të pijeve të tjera, është e rëndësishme të pini mjaftueshëm ujë gjatë gjithë ditës. Kjo ndihmon në parandalimin e një shkaktari të zakonshëm të sulmeve të migrenës që është dehidratimi. Uji i mbushur me fruta mund të jetë një mënyrë më e shijshme për të shmangur dehidratimin që mund të shkaktojë një sulm migrenë.

Lëngu i rrushit përmban mjaftueshëm magnez, një mineral i rëndësishëm që mund të përmirësojë gjendjen tuaj. Lëngu i portokallit është një tjetër pije që mund të ndihmojë me dhimbjet e kokës dhe sulmet e migrenës. Kjo sepse ai ka një përmbajtje të lartë të magnezit. Por nëse agrumet shkaktojnë episode migrene për ju, anashkaloni lëngun e portokallit dhe provoni një pije tjetër në këtë listë.

Riboflavina (vitamina B2) është një tjetër lëndë ushqyese që mund të ndihmojë në reduktimin e shpeshtësisë së sulmeve të migrenës. Qumështi me pak yndyrë mund t’ju ndihmojë të arrini vlerën e rekomanduar ditore të vitaminës B2. Vlerë e cila është 1.3 mg për meshkujt e rritur dhe 1.1 mg për femrat e rritura.