Art & Kulturë

Piktura mijëra euroshe i shpëton një fundi fatkeq!

Një vepër arti me vlerë 280 000 euro, i piktorit surrealist francez, Yves Tanguy, u shpëtua nga një fund fatkeq kur u zbulua në koshin e riciklimit të letrave në një aeroport, sipas policisë gjermane.

“Një biznesmen e kishte harruar pikturën, e paketuar në një kuti kartoni, në aeroportin e Dusseldorfit, para se të nisej për në Tel Aviv”– tha ajo në një deklaratë.

Sapo pronari i pikturës e kuptoi se e kishte harruar pas bagazhin e tij të vlefshëm, u përpoq të gjente përgjigje në Izrael, por pa sukses. Nipi i tij, nga Belgjika, u nis për në Dusseldorf dhe raportoi për pronën e humbur.

Policia kontaktoi me kompaninë e pastrimit, e cila kontrolloi të gjitha letrat e hedhura imtësisht.

Në fakt, piktura e vlefshme ishte pikërisht në fund të koshit”,-sqaroi policia.

Piktura iu rikthye pronarit të saj.