Aktualitet Lajmet e fundit

Plagoset me thikë nga bashkëmoshatari një 16-vjeçar në Fier!

Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë rreth orës 19:30 në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i Zi” në Fier.

Lajmi konfirmohet si nga qytetarë që kanë parë ngjarjen në distancë ashtu edhe nga burime zyrtare të drejtorisë së policisë vendore në Fier të cilat po mbledhin informacionin e duhur për t’ia komunikuar medias.

Sipas burimeve paraprake të informacionit i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal Fier ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia sa ka marrë lajmin ka shkuar tek vendi i ngjarjes ndërkohë që janë ngritur postblloqe në hyrje daljet e qytetit për të bërë të mundur ndalimin e autorit të ngjarjes.

Plagosi me mjet prerës (thikë) një bashkëmoshatarin e tij, shërbimet e Policisë vijojnë punën për kapjen e 16-vjeçarit. Rreth orës 19:20, në vendin e quajtur “Zogu i zi”, Fier, dyshohet se një shtetas 16 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatarin e tij 16 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, njofton policia.

Ende nuk dihen se cili ka qenë motivi i plagosjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.