Aktualitet Politikë

“Po lyp bukë te serbi kur toka jonë mund të prodhojë 10-fishin”, Rama replikon me ndjekësin për protestat: Nuk ka asnjë popull në shesh por një turmë e “Foltores” dhe “Fallxhores”

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ndjekësit në facebook në lidhje me rritjen e çmimeve dhe protestave popullore që kanë përfshirë vendin.

Një komentues i shkruan kryeministrit se populli nuk do të ishte në shesh sot nëse do të ishte investuar në bujqësi aq para sa është investuar për “Rilndjen urbane” nga maxhoranca socialiste.

Kryeministri në përgjigjen ndaj komentit, shprehet se populli nuk është në shesh, por vetëm një turmë e nxitur nga “Foltorja” dhe “Fallxhorja”, duke iu referuar ish-kryeministrit Berisha dhe kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pjesë nga replikat:

Komentuesi: Te kishe investuar ne bujqesi aq sa ke investuar neper sheshe, sot do kishim nje popull neper shpia dhe jo ne protesta ne sheshe aty ku ti ju ndertove. Nuk te vjen turp te lypesh buk te serbi te armiku i perjetshem, kur toka jone me pak investim prodhon 10 fishin e serbit,: aty neper sheshe do rrime deri kur tju shkulim nga ai karrige te gjitheve si politikan me pa dallim feje ideje apo politike

Edi Rama: Nuk ka asnje popull ne protesta ne sheshe sot, po ka nje turme njerezish te verber qe mendojne po kaq mbrapsht sa fjalet e ketij komenti, e prandaj edhe ndjekin pas foltoren e fallxhoren, qe hedhin guren e fshehin doren sepse e dine qe nuk dalin dot ne krye te turmes laramane, pasi nuk i sheh dot me sy shumica derrmuese e popullit! Sa per shkuljen, maksimumi qe mund te shkuli ajo turme jane pemet, dritat dhe pllakat e bulevardit, se kane dhene prova qe keto i shkulin, po duhet te jesh vertete pa asnje moral e arsye njerezore, qe te jesh nje turme e tille, e cila per turpin e ketij vendi, te ketij populli, te ketij kombi, ben sot protesta politike si ne asnje vend tjeter te Natos e te Europes, ku protestohet kunder luftes ne Ukraine.