Aktualitet

“Edhe ky si Rama, fajëson Berishën për humbjet e tij”/ Floriana Garo nuk humbet kohë dhe “thumbon” Bashën.

Moderatorja Floriana Garo ishte risia e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, pasi Lulzim Basha e zgjodhi si zëdhënëse të partisë.

Por së fundmi edhe Garo është rreshtuar në radhët e të pakënaqurve me Bashën, ndaj pak ditë parë u shfaq në krah Sali Berishës duke moderuar konferencën ku u bë prezantimi i 4200 firmave të delegatëve demokratë për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Ish-kryeministri Berisha e prezantoi si drejtoreshën e komunikimit të “foltores” dhe me sa duket Floriana Gara është përshtatur shumë shpejt me pozicionin e ri.

Pasi Lulzim Basha deklaroi në një intervistë televizive se i kishte humbur zgjedhjet për shkak të Sali Berishës, i cili sipas tij i kishte shkaktuar dualizim, Garo i është përgjigjur me ironi përmes një postim në Facebook ku shkruan:

“Basha si Rama: Fajin per humbjet e mia e ka Saliu!”.