Showbiz

Po xhironin klipin e ri, të shtëna armësh drejt Kanye West dhe Tekash 6ix9ine

Kanye West pak ditë më parë lajmëroi se do të linte propagandat politike për t’ju rikthyer muzikës dhe këtë premtim e mbajti.

Mbrëmjen e kaluar reperi i famshëm gjendej në Beverly Hills ku po xhironte klipin e projektit më të ri muzikor në bashkëpunim me Tekash 6ix9ine.

Rreth 8 të shtëna armësh janë dëgjuar në banesën ku ata po xhironin madje një plumb ka përshkuar një ndër dhomat e rezidencës 80 milionë dollarëshe ku ata gjendeshin.

Mësohet se shkaku i këtij sulmi ishte reperi Tekash i cili së fundmi është përplasur me një bandë kriminale në New York.