Bota

Policia e Vatikanit hap zjarr ndaj sulmuesit me makinë!

Policia e Vatikanit raportohet se ka arrestuar dje një burrë 40-vjeçar që goditi me forcë me makinë mes portave të qytetit dhe vërshoi përpara në mënyrë kërcënuese.

Agjencia Reuters shkruante se një ushtar i xhandarmërisë duhet të qëllonte rrotat e automjetit për të ndaluar të dyshuarin, i cili kishte arritur të depërtonte në qendër të oborrit të Pallatit Apostolik.

Më pas i huaji kishte dalë jashtë makinës dhe ishte dorëzuar te autoritetet.

Motivet e sulmit të tij mbeten të paditura por raportohet se është në gjendje të mirë shendetesore.

Zyrtarët thanë se “për fat Papa” nuk u kërcënua nga incidenti pasi ishte një ambjent larg ngjarjes.

Hetimet vijojnë.