Aktualitet

Policia Rrugore me dorë të hekurt, 19 persona të arrestuar dhe 107 leje drejtimi të pezulluara në një javë!

Gjatë një jave në Tiranë policia rrugore ka arrestuar 19 persona dhe ka pezulluar 107 leje drejtimi.

19 shoferët e arrestuar akuzohen për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, ndërsa 107 lejet e drejtimit janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpjetësi përtej normave të lejuara ose për shkelje të tjera.

Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe 28 masa administrative për mosrespektimin e tabelës “Stop”.

“Policia Rrugore/ Vijojnë kontrollet e shtuara në të gjitha akset rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore si dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në kryeqytet. Gjatë javës që lamë pas 19 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi. 107 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. Janë ndëshkuar me masë administrative 626 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve. 304 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha. 422 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 333 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve. Gjithashtu, janë vendosur 28 masa administrative për mosrespektimin e tabelës “Stop””, sipas njoftimit të policisë.