Sport

Prag ndeshje me Poloninë, tifozët kuq e zi përleshen me tifozët polakë!

22 mijë tifozë kanë nisur që të vijnë drejt stadiumit “Air Albania” ku pritet që të zhvillohet ndeshja shumë e rëndësishme, Shqipëri-Poloni. Tifozët kanë krijuar një atmosferë të bukur, mirëpo kjo ka shkaktuar edhe një kaos në rrugët kryesore të qytetit për shkak të trafikut të rënduar që është krijuar. Shqiperi-Poloni e vlefshme per kualifikueset e Boterorit 2022, nis te luhet ne oren 20:45

Atmosfera festive e tifozëve kuq e zi teksa i drejtohen stadiumit “Air Albania” është shoqëruar dhe më një incident, ku shqiptarët janë përleshur me tifozët polakë përpara Pallatit të Kongreseve.

Menjëherë kanë ndërhyrë forca të shumta policie, që kanë shpërndarë turmën dhe kanë qetësuar situatën.

Federata Shqiptare e Futbollit ka listuar masat që duhet të ndjekin të pranishmit. Përveç biletës, ata duhet të kenë me vete mjetin e identifikimit, ndërsa nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

Nuk do të lejohen disa sende si bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj. Po ashtu, FSHF thekson se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, për të shmangur kështu incidente të mundshme Brenda stadiumit.

Vetëm disa orë përpara ndeshje më të rëndësishme të kombëtares sonë për ëndrrën drejt botërorit, presidenti Ilir Meta ka publikuar një fotografi në mbështetje të kuqezinjve. Krah për krah me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Poloni, i veshur kuq e zi, Meta shfaqet i buzëqeshur duke shprehur optimizëm përpara ndeshjes historike sipas tij.