Aktualitet

Presidenti Meta vazhdon pushimet dhe tregon se cilës gjë nuk mund t’i rezistonte.

Data sot shënon 31 gusht por duket se Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur t’i shijojë deri në orët e fundit të ditës së fundit pushimet e kësaj vere. Kreu i Shtetit ka publikuar një foto nga plazhi i Gjirit të Lalzit, ku pas një ecje përgjatë bregdetit ka shijuar edhe disa petulla.

Mes humorit, kreu i shtetit i ka bërë edhe reklamë këtij biznesi të vogël që shet petulla përgjatë bregdetit, duke sjellë në fokus edhe reklamën e tyre; “Petulla katuni me të ik truni”.

 MESAZHI I METËS
“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.

Një ditë më parë Ilir Meta “e veshi” sërish kostumin e Presidentit kur reagoi për masat e marra nga Komiteti Teknik i Ekspertëve në lidhje me masat e reja anti-covid. Ai tha se pandemia nuk nund të mbahet nën kontroll me orë policore por me masa shkencore.