Politikë

Presidenti Meta vendos datën kur hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të KED

Presidenti i Republikës, Ilir Meta njofton se më 4 Dhjetor do të hidhet shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) që pritet të funksionojë përgjatë vitit 2021. Në njoftim thuhet se njoftohet dhe Avokati i Popullit, për të qenë i pranishëm si vëzhgues i të gjithë procedurës së hedhjes së shortit.

Ndërkohë, KED aktuale akoma nuk e ka zgjidhur çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu, kreu i shtetit shprehet se transparenca është parimi kryesor ku mbështeten dhe shton se “hedhja e shortit do jetë publike e do të transmetohet “live” përmes mjeteve të informimit publik”.  Meta fton Këshillin e Lartë Gjyqësor, atë të Prokurorisë e Gjykatën Kushtetuese të jenë të pranishëm.