Botë e Çuditshme

Pret me thikë 166 feta kastravec në 30 sekonda, kuzhinieri kandez futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Një kuzhinier kanadez i njohur për aftësitë e tij me thikë, theu Rekordin Guinness duke prerë 166 feta kastravec në 30 sekonda, ndërsa mbante sytë e lidhur. Wallace Wong, një kuzhinier dhe bodybuilder i njohur si Chef Six Pack në TikTok, vuri në provë aftësitë e tij të prerjes për një episod të serialit televiziv italian të Rekordeve Botërore Guinness, Lo Show dei Record.

Wong mbuloi sytë dhe preu disa shirita të gjatë kastraveci të përgjysmuar në 166 feta të holla në periudhën kohore prej 30 sekondash. Wallace, i cili është shfaqur më parë në shfaqje televizive duke përfshirë Fridge Wars, Top Chef Canada dhe Chopped Canada, kanceri që kaloi në moshën 17-vjeçare e frymëzoi atë të vendosë synime për karrierën e tij në bodybuilding dhe gatim.

Unë gjithmonë them se kanceri ka qenë gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kur përjetoni ndjenjën e mungesës së të nesërmes, ju ndryshoni të gjithë mentalitetin tuaj.