Health & Beauty

Prindër, jini të vëmendshëm! Nëse foshnja juaj shfaq këto simptoma duhet ta dërgoni urgjentisht tek mjeku!

Sëmundjet serioze vështirë se mund të vërehen te bebet. Ekspertët shëndetësorë thonë se prindërit e rinj duhet t’u besojnë instinkteve kur është fjala për mënyrën se si kujdesen për bebet. Prindërit i njohin më mirë se kushdo tjetër fëmijët e tyre, prandaj ndryshimi më i vogël te bebet mund të vërehet nga prindërit.

Disa shenja të sëmundjeve serioze janë temperatura e lartë e shoqëruar me duar dhe këmbë të ftohta, frymëmarrje të shpejt, qarje konstante dhe vjellje me ngjyrë të gjelbër. Ekspertët rekomandojnë që sa të vëreni njërën nga këto shenja te bebja, urgjentisht ta dërgoni te doktori. Shenjat janë kur bebja është më e vogël se tetë javë dhe refuzon të ushqehet, qarje e ndryshme nga ajo e zakonshmja, lëkurë të zbehtë si dhe merr frymë shumë shpejt.

Gjatë dy muajve të parë të jetës, foshnjat fillojnë t’ju njohin dhe do të vëreni që kanë nevojë të hanë, flenë, përqafohen, etj. Teksa bebet rriten, shumë prindër shqetësohen se sa duhet të flenë ato. Orari jonë i gjumit kontrollohet nga ritmi cirkadian, i cili rregullon kohën e periudhave të gjumit dhe zgjimit gjatë ditës.

Gjatë muajve të parë të jetë, bebet do të flenë në kohë të ndryshme derisa ritmet e gjumit të fillojnë të zhvillohen. Mesatarisht, të porsalindurit flenë rreth 14-17 orë në ditë, por mund të flenë edhe mbi 18 orë në ditë. Kur foshnjat mbushin 3-4 muaj jetë, do të qëndrojnë zgjuar më shumë dhe do të shfaqin shenja të qarta që dëshirojnë të shkojnë në shtrat gjatë natës.

Në moshën katër muajsh deri mbi 1 vjeç, sasia e rekomandueshme e gjumit është 12-15 orë, mirëpo bebet mund të flenë edhe deri në 18 orë. Duhet të keni parasysh që gjumi i bebeve është një punë në progres dhe orari i gjumit dallon nga foshnja në foshnje, prandaj nuk duhet të krahasoni fëmijën tuaj me një fëmijë tjetër.