Celebrities Gossip Showbiz

Prisni ‘look-un’ e ri, Rina Balaj paralajmëron ndryshimin e madh!

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Bukuroshja vazhdimisht tregon momente nga përditshmëria e saj dhe së fundmi ka postuar në Instastory ku na ka zbuluar se do t’i ndryshojë sërish flokët e saj duke hequr dorë nga ngjyra e kuqe edhe pse nuk na e ka treguar ende ndryshimin që ka vendosur të bëjë.

M’u desh vetëm një ditë në Tiranë që  të kuptoj se nuk dua të djersis në të kuqe më. Mirupafshim ngjyra e kuqe.

Para pak kohësh bukuroshja publikoi këngën e saj më të fundit që është dedikim për ish- partnerin e saj SinBoy e me anë të këtij projekti muzikor, ajo arriti të fitojë zemra e publikut. ‘E kalume’ ka arritur të bëhet pjesë e ‘The Top List’.

Por, para se të krijonte të tilla këngë, e mbani mend ‘Rinën e vjetër’ e cila u njoh për publikun si repere? Epo, mesa duket bukuroshja ka vendosur të na e rikthejë. Pak ditë më parë ajo ka ripostuar një video me disa nga videoklipet e dikurshme dhe krahas ka bërë një paralajmërim.