Celebrities Gossip Showbiz

“Pse rri ekstrem e zhveshur?”, ja si i përgjigjet Sara Hoxha kritikave!

Nga një influencer, blogere e sipërmarrëse, Sara së fundmi po sprovon veten e saj në aktrim. Sara Hoxha është një emër mjaft i njohur në botën e medias. Kjo sepse ajo ka krijuar një komunitet mjaft të madh dashamirësish në rrjetet e saj sociale. Sara është një blogere dhe influencuese, kryesisht në Instagram dhe TikTok, e cila prodhon content mjaft cilësor për ndjekësit e platformave.

Mbrëmjen e kaluar, një tjetër personazh publik është kritikuar dhe bëhet fjalë për Sara Hoxhën, e cila ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram. Fituesja e “DWTS” ka marrë një koment aspak të këndshëm, ku dikush shkruan: “Pse rri ekstrem e zhveshur? Çfarë shembulli je për vajzën?”

Shembulli më i mirë për atë është të kuptojë që jeta është e saj dhe mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi

Gjatë xhirimeve të filmit “Në kuadër të dashurisë” u krijuar miqësia e Sarës dhe Olta Gixharit, të cilat me anë të postimeve në Instastory na tregonin se kalonin shumë kohë me njëra-tjetrën. Në një ‘Ask’ ditën e sotme ndjekësit e kanë pyetur Sarën nëse ka pasur zënka në xhirimet e filmit dhe Sara ka postuar një foto të saj dhe Oltës.