Aktualitet Sociale

Publikohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024!

Datat e provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit që ndjekin arsimin e përgjithshëm dhe atë profesional janë publikuar sot.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të jetë më 3 qershor, Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të jetë më 10 qershor, Matematika më 18 qershor, provimi me zgjedhje më 24 qershor.

Ndërsa provimi Teori Profesionale e Integruar për Maturën Shtetërore Profesionale do të jetë më 24 qershor.

Për orientimin dhe përgatitjen e maturantëve, Ministria e Arsimit thotë se testet model për provimet e ardhshme, ndryshe nga vitet e shkuara, do të shpërndahen në shkolla që në muajin janar të vitit të ardhshëm.