Celebrities Film & Tv Showbiz

Publikohen fotot e para nga xhirimi i serialit “House of the Dragon”!

Më pak se dy ditë pasi “HBO” njoftoi se pasuesi i serialit “Game of Thrones”, “House of the Dragon” ishte në prodhim, fotot e para nga shfaqja tashmë janë publikuar. Fotot e botuara nga “The Daily Mail” tregojnë Matt Smith dhe Emma D’Arcy në rol. Deri më tani, fansat kanë qenë relativisht pozitivë në këtë paraqitje të shkurtër.

Fotografitë tregojnë Smith dhe D’Arcy jashtë në një plazh në Cornwall, Angli, ku shfaqja po filmohet. D’Arcy ka veshur një fustan të kuqërremtë, me flokët e saj bjonde gërshet. Smith nga ana tjetër mban një pelerinë blu të errët me çizme të gjata lëkure dhe flokët e tij bjond gjysmë të kapura. Të dy personazhet duket se janë përfshirë në një diskutim serioz me njëri-tjetrin.

https://twitter.com/BatatinhaGeek/status/1387208721013608456?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1387208721013608456%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpopculture.com%2Ftv-shows%2Fnews%2Fgame-of-thrones-spinoff-house-of-the-dragon-set-photos-first-look-hbo%2F

Është ende e paqartë sesi këto foto janë publikuar pasi privatësia e serialit “House of the Dragon” është shumë e fortë. Seriali ndërkaq është vendosur 170 vjet para ngjarjeve të “Game of Thrones” dhe skicon historinë e “House Targaryen”. Emma D’Arcy luan si trashëgimtare e mbretit ndërsa Matt Smith është zgjedhur si Princi Daemon Targaryen, xhaxhai i Rhaenyra.

Ndryshe nga seriali origjinal, ngjarjet e këtij seriali zhvillohen në një kohë ku ka minimumi një duzinë dragonjsh në tokë kështu që lufta është e sigurt që do të jetë e fuqishme. Fansat janë njohur me këto personazshe në librin e fundit të George R.R Martin “Fire and Blood”. Libri përshkruan ngjarjet në 130 vite. Seriali është duke u xhiruar në Mbretërinë e Bashkuar dhe premiera pritet të dalë në vitin 2022 në platformën “HBO”.